MENU
klinika

Gjatë takimit elektoral me kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit

Rama zbulon rrënjët në Krujë: Kam gjysmën e gjysmës time më të mirë

27.03.2021 - 19:10

Ditën kryeministri Edi Rama e mbylli në Krujë në një takim elektoral me kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit. Në fillim të fjalës së tij, Edi Rama rrëfeu sfidën me të cilën u përball në momentin e parë që mori drejtimin e PS-së.

Mu kujtua kur erdha në Krujë për herë të parë si kryetar i sapo zgjedhur i PS-së, u futa në takim dhe vetëm burra, dhe kudo që shkoja në takimet prezantuese, vetëm burra nga i pari te i fundit dhe kur fillova të pyes ku janë gratë, më thoshin “ku ka gra këtu”.

Po për ju kush kujdeset, po për fëmijët tuaj kush kujdeset, ka qenë një rrugë jo e lehtë për të ndryshuar atë realitet që ka qenë trishtues. Kruja ishte një nga ato zona ku puna nuk ishte fort e lehtë, pasi burrat ndiheshin më të rënduar nga zamani për të mos hapur rrugë kollaj dhe në këtë aspekt Tina (Eglantina Gjermeni) ka bërë një punë fantastike.

Sot pamja është komplet tjetër, por edhe realiteti brenda PS-së, por edhe përfaqësimi në këshillat bashkiakë” tha ai.

Edi Rama tregoi edhe një tjetër arsye se përse sipas tij Kruja do të jetë në qendër të vëmendjes së tij. “Gjysma e gjysmës time më të mirë është nga Kruja, pasi e ëma e Lindës është nga Kruja dhe duke ardhur këtu në Durrës, gjë që unë e kam bërë nisur në radhë të parë për t’i kushtuar rëndësi se ka potencial është e lidhur edhe me një pjesë të rrënjëve të mia. Do të duhet ta mbaj edhe detyrimin për t’u kujdesur edhe për Krujën” tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN