MENU
klinika

La Liga, Java 27

Real ia del në limite, parakalon Barcelonën

13.03.2021 - 18:13

Real Madrid ka vuajtur shumë për të marrë tri pikët në shtëpi ndaj Elche. Los Blancos fituan 2-1, me një gol të shënuar në minutën e parë shtesë. Një sukses që vjen pas dy barazimeve radhazi dhe tani Real parakalon Barcelonën, duke u ngjitur në vendin e dytë.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 61-të nga Elche. Kanë qenë miqtë që kanë kaluar në avantazh me Calvo-n. Mbrojtësi ka kërcyer më shumë se të tjerët gjatë një goditje këndi dhe ka dërguar topin në rrjetë.

Benzema në 73’ barazon shifrat dhe Real hidhet i gjithë në sulm për të shënuar edhe të dytin. Ia arrin më minutën e 91-të. Dhe është sërish sulmuesi francez që realizon. Një dopietë e Benzema që fut në shinat e pretendimeve Real Madrid.