MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit 2022

Reja dhe kuqezinjtë: Anglia bëri diferencën!

28.03.2021 - 20:08

Trajneri i Kombëtares, Edy Reja, foli pas humbjes në shtëpi ndaj Anglisë, ku vlerësoi maksimalisht kundërshtarët. Tekniku italian shprehu keqardhje për rastin e humbur nga Uzuni, teksa në prononcimin për “Supersport”, pas ndeshjes, u shpreh…

NDESHJA – Nëse do të duhet të bëjmë një vlerësim për ndeshjen, u tërhoqëm më shumë në mbrojtje për ti zënë në befasi me kundërsulme. Nuk është se patën shumë raste në pjesën  e parë. E kishim përgatitur ndeshjen duke u bazuar te kundërsulmi. Uzuni e pati një rast, por nuk ia dolëm dot të krijonim raste të tjera.

Ata janë shumë të fortë. Në planin mbrojtës bëmë shumë mirë. Po të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm, ishte ndeshje pozitive. Anglia është skuadër e përqendruar dhe nuk bëri asnjë gabim.

RASTI I UZUNIT DHE POZICIONI I CIKALLESHIT – Cikalleshi nuk ishte në kushtet më të mira të tij. Ka momente gjatë ndeshjes. Sot nuk ishte ai që ne njohim, pati vështirësi, se kishte lojtarë të nivelit të lartë. Ishte e vështirë. Për pjesën e impenjimit, të gjithë lojtarët bënë edhe gjëra të mira. Në pjesën e dytë, kishim diçka më shumë në sigurinë e lojës, që nuk e bëmë në pjesën e parë.

Na erdhi shumë keq për rastin e Uzunit, mund të kishim kaluar në avantazh. Në momentin që kaloi në avantazh, Anglia pati qetësinë e duhur, na erdhi shumë keq për rastin e humbur. Nuk ndodhi, mëkat, do të ishte e bukur, t’i shënonim gol Anglisë sidomos në 0-0. Të ishim në avantazh do të ishte kënaqësi shumë e bukur.

QARKULLIMIT I TOPIT –  Ju keni koncepte të çuditshme në futboll, unë vë bast se nëse do të barazonim apo fitonim do të gjenit diçka në aspektin kritik se ndoshta është kryesorja që njerëzit këtu kanë. Duhet vlerësuar fort kundërshtari. Jo se nuk duam, duhet të shohim nëse të lë kundërshtari, kur ke të ndryshëm ndoshta mund të ndodhë diçka tjetër.

Duhet marrë në konsideratë kundër kujt luan, është ekip i fortë, kanë forcë, mbyllin hapësirat dhe kur përplasesh me ta fluturon tutje. Është e vështirë të ulësh topin se të hidhen sipër, nuk na linin të merrnim frymë.

Por duhet të jemi të fortë fizikisht si ata, ne e bëmë ndeshjen si e përgatitëm, sipas meje nëse nuk pësonim në pjeësn e parë, me kalimin e minutave bënim diçka. Golin ia dhamë ne, pastaj patën mundësi, por për një ekip të këtij niveli, kemi bërë një ndeshje të nivelit të mirë, nuk mund të themi asgjë”, tha Reja.

Rey Manaj e nisi ndeshjen ndaj Anglisë nga stoli, teksa u fut në pjesën e dytë. Pas ndeshjes, për mikrofonat e “Rtsh”, sulmuesi tha se ndeshja ishte përgatitur ndryshe dhe jo ashtu siç u shpreh skuadra.

“Të gjithë e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen, për të luajtur 3-4-3, por nuk na lanë hapësira. Nuk duhet të ndryshonim lojën, me 3 lojtarë që u futëm.

Ekipi gaboi që nuk bëmë presion lart. Ata bënë golin dhe e qarkullonin topin, ne vetëm i ndiqnim. Këto janë ekipe që të lejojnë të luash. Por kur i ndjek ata, lojtarët lodhen dhe nuk mund të bëjmë siç duhet.

U ndjeva i surprizuar kur ma tha trajneri që nuk isha titullar, por kjo nuk ka gjë. Trajneri e vendos këtë dhe ata që luajtën e meritonin. Me San Marinon është njëjtë si me Anglinë, 3 pikët kanë të njëjtën rëndësi. Është një ndeshje e rëndësishme dhe duhet të marrim fitoren”, tha Manaj.

Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, në ndeshjen ndaj Anglisë. Pas ndeshjes, për “Rtsh”, mbrojtësi u shpreh:

“E kemi pritur që të vegjël, ndeshjen me Anglinë dhe me lojtarë të tillë. Disa gjëra u realizuan. Lojtarët duhet të kërkonin më shumë topin, emocionet ishin aty, pasi Anglia është ekip i madh, por duhet të paraqiteshim më mirë në fushë.

Duelet me Stërlingun? Janë ndeshje të bukura kur ke duele me të tillë lojtarë. Megjithatë kundër Stërlingut kam luajtur edhe me Napolin dhe mendoj se sot ia dola deri diku ta bllokoja. Duhet të shfrytëzonim rastet që kishim, nëse Anglisë nuk ia shënon në rastet që ke, e pëson.

Skema? Ishte një skemë e mirë, për mbrojtjen funksionoi. Skema ishte e mirë për mbrojtjen. Rastin e Uzunit mund ta humbiste edhe Cikalleshi. Mendoj se e bëri mirë pozicionin e tij”, – tha Hysaj.

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, gaboi te goli i dytë i Anglisë, duke iu dhuruar një top kundërshtarëve, që u shfrytëzua mjaft mirë nga Maunt. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, futbollisti shqiptar u shpreh:

“Vështirë, sigurisht që po, i gjithë ekipi. Luajnë në nivele të larta dhe besoj që gjithë Anglia ishte në nivel të lartë. Ne i përballuam mirë, rrezikova shumë te goli i dytë me atë pasim, nuk duhej.

Një sulmues me shumë cilësi si Kane, e ka treguar veten. Nuk është hera e parë që përballem me sulmues të këtij niveli. Në këto ndeshje, çdo gabim e paguan, me sulmuesë të këtij niveli.

E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen. Patëm një rast me Hysajn dhe Uzunin që për pak mund të shënonim dhe mund të ndryshonte loja. Fusha nuk ishte aq e mirë, ishte shumë e lartë, duhet të luanim me topa të gjatë. Në ndeshje të këtij niveli duhet më shumë vetëbesim për të krijuar më shumë raste”, u shpreh Gjimshiti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN