MENU
klinika

Moto GP

Rekord në Katar, arrihet shpejtësia maksimale

31.03.2021 - 13:37

Nga viti në vit motorrët e garave të Moto GP përmirësohen, natyrisht edhe shpejtësia maksimale arrin kulmin. Dhe që në garën e parë sezonale në Doha të Katarit u regjistrua rekordi i ri. Johann Zarco me Ducatin e tij arrit 362.4 km/orë. Piloti francezi theu barrierën 360 km/orë për herë të parë në histori, duke arritur një rekord.

Sigurisht, në fund të pistës së Losail, në pjesën më të drejtë dhe më të gjatë , por në fund nuk ishte në gjendje të ndalonte motorrin e tij dhe u detyrua të dalë nga pista e të rikthehet, duke humbur sekonda të vlefshme për garën. Në fund Zarco u rendit në vendin e dytë, vetëm 1 sekondë pas Maverick Vinales, që triumfoi me Yamaha.

Johann Zarco theu rekordin e Andrea Doviziosos në garën e tretë sezonale të vitit 2019. Piloti italian në garën e shtëpisë së tij në Mugello arriti 356.7 km/orë po me një motorr Ducati. Në vitin 2018 Dovizioso  kishte arritur pak a shumë të njëjtën shpejtësi, 356.5 km/orë.

Ndërsa podiumin për nga shpejtësia maksimale e plotëson Danilo Petrucci po në vitin 2018 me 355.8 km/orë. Edhe italiani tjetër garonte po me Ducati. Siç shihet, skuderia e Ducatit është në gjendje të ndërtojë motorrë të shpejtë, por sic duket ka probleme të tjera që nuk arrin të matet me Ymahan dhe Hondan apo Suzukin, që vitin e fundit u shpall kampion.

SHPEJTËSIA MAKSIMALE NË MOTO GP

1.Johann Zarco (Ducati) GP de Qatar 2021 FP4. 362,4 km/h

2.Andrea Dovizioso (Ducati) GP de Italia 2019 FP3. 356,7 km/h

3.Andrea Dovizioso (Ducati) GP de Italia 2018 Carrera. 356,5 km/h

4.Andrea Dovizioso (Ducati) GP de Italia 2018 FP2. 356,4 km/h

5.Danilo Petrucci (Ducati) GP de Italia 2018 Carrera. 355,8 km/h

6.Andrea Dovizioso (Ducati) GP de Italia 2019 FP4. 355,6 km/h

7.Michele Pirro (Ducati) GP de Italia 2018 FP2. 355,2 km/h

8.Danilo Petrucci (Ducati) GP de Italia 2019 FP3. 355,0 km/h

9.Andrea Iannone (Ducati) GP de Italia 2016 Carrera. 354,9 km/h

10.Michele Pirro (Ducati) GP de Italia 2017 Carrera. 354,7 km/h

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN