MENU
klinika

Kapiteni

Rekordmen te Kroacia, Modric: Ju tregoj momentin më të keq

29.03.2021 - 20:46

Luka Modric ka arritur një rekord me Kombëtaren kroate të futbollit, teksa në sfidën ndaj Qipros arriti të luante ndeshjen e 135 me përfaqësuesen, më shumë se kushdo tjetër.

Në nder të kësaj arritjeje, Federata kroate kishte përgatitur një konferencë, ku pyetjet ndaj Modric bëheshin nga familjarët e tij dhe ish-shokë ekipi.

Një nga pyetjet ishte se kush ka qenë momenti më i vështirë i karrierës së Modric. Mesfushori u përgjigj menjëherë, duke u shprehur se ndeshja Kroaci-Turqi e Euro 2008 ka ngelur në mendjen e tij si momenti më i keq.

Kolinda dhe Modric

Në atë ndeshje, Kroacia shënoi në kohën shtesë në minutën e 119, por u barazua në minutën e 122’ dhe u eliminua nga penalltitë. “Momenti më i vështirë i karrierës sime ka qenë padyshim ndeshja Kroaci-Turqi në Europianin e vitit 2008. Vërtet ka ndikuar shumë te ne.

Nuk pati rëndësi asgjë tjetër çfarë u arrit më vonë, ajo ndeshje gjithmonë ngeli në mendjen tonë”, – përfundoi Modric, i cili në 2018 udhëhoqi ekipin deri në finale ndaj Francës, teksa Kroacia e humbi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN