MENU
klinika

Skenarist, regjisor e producent

Ruçi: Gjonaj, kronikan i spikatur i jetës dhe botës shqiptare

01.03.2021 - 11:35

        Për ndarjen nga jeta të skenaristit, regjisorit të filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producentit dhe botuesit shqiptar Kujtim Gjonaj ka reaguar  Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai e cilëson si një kronikan të spikatur të jetës dhe botës shqiptare regjisorin, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 74-vjeçare.

Në mesazhin e tij, Ruçi shkruan se Gjonaj e ngriti në art, thjeshtësinë dhe bukurinë e jetës.

“Kujtim Gjonaj ishte dhe do të mbetet një ndër krenaritë artistike të Tepelenës dhe gjithë Shqipërisë. Skenarist, regjisor, producent, botues, Mjeshtri i Madh, enciklopedisti Kujtim Gjonaj, ishte ndër kronikanët dhe dokumentuesit më profesionistë të jetës dhe të botës shqiptare.

Për rreth gjysëm shekulli, ai krijoi, dokumentoi, drejtoi, prodhoi dhe botoi vepra dokumentare dhe artistike që kanë hyrë në thesarin kulturor dhe janë bërë pjesë e kujtesës kolektive, artistike dhe historike të shqiptarëve.

Me krijimtarinë e tij origjinale, Gjonaj ngriti në art dhe na përcollli ne, shqiptarëve, por edhe kulturës botërore, detajet dhe episodet e jetës, historisë dhe figurave të saj, kulturës, aspiratave, përjetimeve dhe ëndrrave të shqiptarëve”, – shkruan, Ruçi.

Krijimtaria e Kujtim Gjonajt, “Mjeshtër i Madh”

Skenare:

“Këshilltarët”, (1979)

“Ata ishin katër”, (1977)

“Thirrja”, (1976)

Regjisor:

“Shembja e idhujve”, (1995)

“Djemtë e Valiasit”, (1984)

Dokumentarë: “Ali Pasha Tepelena”, “Faik Konica”, “Jeronim de Rada”, “Naim”, “Mother Teresa”, “Sulejman Pitarka”, “Margarita”, “Hasan Tahsini”, “Gjithçka për Kosovën”, etj

Vlerësimet:

“Mjeshtër i Madh”

“Nderi i Tepelenës”

Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, 1986, filmi “Kështjella e këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), 1995, me Çmimin e I në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo), 1998.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Një jetë në Kinostudio"

Shuhet regjisori i njohur Kujtim Gjonaj


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit