MENU
klinika

Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit

Seanca e parë pas zgjedhjeve/ Betohen 114 deputetët në Kosovë

22.03.2021 - 12:00

Po zhvillohet sot në Kosovë seanca e parë e Kuvendit pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit. Në sallë janë 114 deputetë të cilët kanë kryer betimin, nën udhëheqjen e deputetit më të vjetër në sallë Avni Dehari.

Me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit. Konjufca ishte propozim i parties Lëvizja Vetëvendosje.

Deputetët janë betuar “se do të punojnë për popullin dhe shtetin e Kosovës”.

Me 114 vota, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Raportin e verifikimit të kuorumit dhe mandateve. Në votim nuk pati votë kundër as abstenuese, ndërsa anëtari i Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se dokumentacioni është shqyrtuar në mbledhjen e mbajtur të anëtarëve të zgjedhur.

Me 114 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka votuar Komisionin për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, si pikë e parë e rendit të ditës.

Grupet parlamentare kanë propozuar deputetët e tyre për anëtarë të Komisionit.

Lëvizja Vetëvendosja: Adnan Rrustemin

Partia Demokratike e Kosovës: Ganimete Musliun

Lidhja Demokratike e Kosovës: Besian Mustafën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Time Kadrijaj

Lista Serbe: Zoran Mojsiloviq

Partia turke: Fidan Jilta

IRDK-ja: Elbert Krasniqin

VAKAT: Barim Shabanin

Lëvizja Përparimtare të Romëve të Kosovës: Ergjan Galushin

Romani Iniciativa: Fadil Gashin

SDU-ja: Duda Baljen

Partia e Ashkalinjve për Integrim: Bekim Arifin

Nova Demokratska Stranka: Emilja Rexhepin

JGP-ja: Adem Hoxhën.