MENU
klinika

"...prej të hënës do të shohim."

Serbia futet në karantinë të pjesshme

17.03.2021 - 10:15

Serbia do futet në karantinë prej 16 marsit deri më 22, ku të hapura do mbeten vetëm dyqanet ushqimore, barnatoret dhe pompat e benzinës. Këtë e ka bërë të ditur kryeministrja Ana Brnabiç e cila thotë se këto masa janë marrë për shkak të rritje së rasteve pozitive me COVID-19.

“Kemi vendosur që prej sonte gjithçka të mbyllet, ndërsa prej të hënës do të shohim. Nuk do të ketë orë policore as ndalesë të lëvizjes”, tha Brnabiq pas seancës së Shtabit të krizave për luftë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Beograd, raporton alsat.

“Nëse ato do të zgjaten nga e hëna varet nga të gjithë ne”, tha ajo dhe bëri thirrje për disiplinë maksimale nga të gjithë. Serbia në ditët e fundit ka regjistruar 4.500 raste me COVID-19 në nivel ditor dhe me mbi 20 vdekje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e Montgomery për VOA

“SHBA gati të bashkëpunojë me BE”


Portali i njohur i Brukselit i zbulon “sekretin”

Jeta luksoze e Vuçiçit është e paimagjinueshme për serbët

Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit