MENU
klinika

Aksidenti në Vlorë

Shkon në dy numri viktimave, arrestohet drejtuesi i Benzit

01.03.2021 - 11:36

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e djshme në autostradën Vlorë-Fier. Një 20-vjeçar, pasagjer në një nga mjetet që mbeti i plagosur dje, ka ndërruar jetë në spital. Policia e Vlorës deklaron se ka humbur jetën një 20-vjeçar që mbeti i plagosur, teksa janë arrestuar dy shoferët.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 2 drejtues mjetesh: Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.

Si pasojë e aksidentit, ditën e djeshme humbi jetën në vend 18-vjeçari Ermir Tare, teksa më pas gjeti vdekjen në spital dhe 20-vjeçari Fori Duraj.

Të plagosur mbetën shtetasit Rei Leskaj, Qirja Dori dhe K.Dori 16 vjeç, si dhe shtetasi Q.D.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier