MENU
klinika

Champions League

Shorti i çerekfinaleve, Bayern Munchen i pafat

19.03.2021 - 12:28

Mësohen 4 çiftet çerekfinaliste të Champions League. Ndryshe nga 1/8-at finale, shorti i kësaj faze ishte i lirë, pra çdo skuadër mund të ndeshej me 7 rivalet e tjera.

Shorti vuri përballë dy skuadrat finaliste të edicionit të kaluar. Pra, Bayern Munchen do të përballet me PSG, një finale e parakohshme kjo, pasi dy skuadrat janë pretendente.

Një tjetër përballje gjigantësh është ajo mes Real Madrid dhe Liverpool. Me fat Chelsea, që do të ndeshet me Porton, skuadrën më pak të kuotuar për të fituar këtë edicion. Ndërsa Manchester City do të përballet me Dortmund.

Përveç çifteve çerekfinaliste, u hodh edhe shorti për përballjet e gjysmëfinaleve. Fituesi i çiftit Bayern-PSG do të përballet me fituesin e duelit City-Dortmund. Ndeshjet e para çerekfinale të Champions do të luhen më datën 6 dhe 7 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë.

Gjysmëfinalet do të luhen më 27-28 prill dhe më 4-5 maj. Ndërsa finalja e këtij sezoni, do të mbahet më 29 maj, në stadiumin “Ataturk” të Stambollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN