Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se kurrë nuk e ka kuptuar presidentin aktual Ilir Meta, nga pikëpamja politike.
Nazarko theksoi se beson se SPAK nuk do ta godasë të parë opozitën, pasi ka parasysh rregull e mbajtjes së stabilitetit shtetëror.
“Mendoj se reforma i atribuohet të huajve. Nëse hyj për drejtësi, duhet të mos prish rendin shtetëror. Nuk mund të rrëzoj të tre njëkohësisht. S’mund të godasë opozitën të parë, sepse do kthehej në tirani. Do respektohet besoj rregulli i elefantit në dyqan qelqurinash.
Basha e di se rregullat janë të tilla, se nëse vjen goditja nga të huajt, nuk do i bihet opozitës së parës, por do hiqen tullat një nga një. King makeri këtu bëhet me 5 mandate këtu. Në pikëpamjen politike nuk e kam kuptuar kurrë Metës, kurse për reformën në drejtësi i trembem rregullit të elefantit në dyqan të qelqurinave”, tha ndër të tjera Nazarko.