MENU
klinika

Plani i masave të Policisë

Shqipëri-Angli, mbyllen lokalet tek “Air Albania”

28.03.2021 - 11:19

Pavarësisht përplasjeve institucionale FSHF-Polici, kjo e fundit Policia e ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes që do të zhvillohet sot mes Shqipërisë dhe Anglisë, që nis në orën 18:00.

Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit bën me dije se bizneset në stadium do të mbyllen përpara ndeshjes, po ashtu edhe rruga në afërsi të stadiumit do të bllokohet në momentin e hyrjes dhe daljes së ekipit të Anglisë, nga hoteli për tek “Air Albania”.

Vlen të theksohet se ky takim është i vlefshëm për fushatën e Kualifikuesve të Botërorit “Katar 2022” dhe do të startojë me fillim nga ora 18:00, dhe do të luhet pa praninë e tifozëve, për arsye edhe të masave anti-COVID.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Policia nuk e merr përsipër

Ndeshja Shqipëri-Angli rrezikon të anulohet