MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit 2022

Shqipëria bën detyrën përgjysmë ndaj San Marinos

31.03.2021 - 21:42

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka bërë përgjysmë detyrën ndaj San Marinos, ekipit më të dobët në botë. Shqipëria ka fituar vetëm 2-0 në transfertë, duke marrë vetëm 3 pikët, pasi golat e shumtë që priteshin, nuk erdhën.

Pjesa e parë o dominua tërësisht nga tanët, 76% në zotërim të topit, me 3 raste të mira shënimi, por goli nuk ishte i thënë të dilte. Hysaj, Manaj dhe Gjimshiti u përpoqën, por si duket nuk ishte e thënë që mbrojtja të cahej.

Pjesa e dytë nis me ndryshime për kuqezinjtë. Futet Uzuni dhe Roshi, del nga loja Broja dhe Laci. Pas një sërë aksionesh, goli do të vinte në minutën e 63-të. Manaj, pasi fiton një goditje nga këndi, pozicionohet në qendër dhe pas krosimit të Uzunit shënon me kokë.

Kuqezinjtë vijojnë të ushtrojnë presion, Hysaj godet shtyllën. Megjithatë pak minuta më vonë, Uzuni do të shtynte topin në rrjetë pas një asisti të Veselit. Tanët u përpoqën për një gol të tretë, por pa sukses. Shqipëria në vend të tretë.

Në grupin tonë, Anglia fiton 2-1 ndaj Polonisë. Kane shënoi me penallti në pjesën e parë, megjithatë miqtë në pjesën e dytë, edhe pse pa Leëandoëskin, barazojnë me Moder në 58’. Ishte Maguire që në 85’ i jep fitoren vendasve. Hungaria fiton 4-1 në transfertë ndaj Andorrës.