MENU
klinika

Nga Spartak Ngjela

Shqipëria në prag të suksesit historik, përballë serbëve e rusëve

07.03.2021 - 14:11

Shqipëria është në prag të suksesit të saj historik, të pritur në dy shekuj, gjatë një tmerri antishqiptar, që nga viti 1820. Kjo kuptohet edhe nga shqetësimi iracional edhe i serbëve, por edhe i rusëve. Politika ruse dhe ajo serbe, janë me korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri, në një kohë kur, ky korrupsion, po shkon drejt likuidimit.

l.Historia e së tashmes historike të çdo shteti apo çdo shoqërie analizohet gjithmonë duke u mbështetur në aspektet më të rëndësishëm të gjendjes, si aktualitet.

Këto aspekte janë të rëndësishëm atëhetë kur lidhen me njëri – tjetrin dhe mbajnë brenda kësaj lidhjeje thelbin e historisë së segmentit kohor aktual.

Duke i qëndruar këtij koncepti historik, në historinë e sotme të Shqipërisë, ne gjejmë katër aspekte qëndrorë që lidhen me njëri-tjetrin dhe mbajnë të fokusuar brenda vetes, historinë e momentit aktual.

Katër aspekte kryesorë të historisë së Shqipërisë se sotme janë:

Fitorja e çiftit të pakorruptuar e patriot në Kosovë, Kurti-Osmani.

Tensioni iracional i presidentit të Serbisë nga përbuzja e re e politikës amerikane kundrejt Serbisë.

Amullia e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë.

Zgjedhjet e 25 prillit.

ll.Në këta katër aspekte kuptohet se po qëndron politika e re Amerikane. Janë dy nga aspektet e më sipërm që tregojnë presionin amerikan kundër Serbisë dhe,   edhe trajtimin e Serbisë nga amerikanët njëlloj si për Gjermaninë naziste të pasluftës së Dytë Botërore.

Në këtë rrjedhë vijnë dhe bashkohen të katër aspektet e mësipërm, sepse patriotizmi i bashkimit kombëtar në politikën Kurti-Osmani, dhe amullia e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë, do të vijnë e do të përplasen me diskreditim në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.

Shumë mirë. Por brenda këtij trajtimi shihet qartë se gjithçka po vihet brenda idesë se, interesi amerikan në Ballkanin Petëndimor, është i përqendruar te riafirmimi historik i shqiptarëve si mbajtësit e epiqendrës së historisë së Ballkanit Perëndimor. Në fakt, kjo është risia që po sjell koha jonë, duke filluar që nga lufta për çlirimin e Kosovës.

Por kjo ka krijuar dhe gjendjen acaruese të politikës serbe, dhe frikën që po shihet në sjelljen e të gjithë politikanëve ekstremistë të Serbisë.

Në fakt, këta po i tremb rishkrimi real i historisë në rrjedhën Iliri-Arbëri-Shqipëri.

Prandaj kuptohet se është pikërisht kjo që po e hedh në veprim të gjithë egërsinë serbe, por, edhe atë ruse. Këta gjithë tension nervor, rëndom po përmendin Shqipërinë e Madhe, a thua se krijimi i kësaj Shqipërie është pushtim. (!)

Kjo tregon se turpi i tyre historik po vijon si në 100 vjet: serbët, bashkimin e shqiptarëve të pushtuar prej tyre e quajnë një vepër “kriminale”, sepse Shqipëria bëhet një shtet i madh. Kuptohet se ky është një devijim që del jashtë arsyes normale, sepse ideja e tyre është kjo: meqë shqiptarët e bashkuar formojnë një Shqipëri të Madhe, ata nuk duhet të bashkohen kurrë. Por, këta hajvanë historikë nuk na thonë: pse nuk paskan të drejtë shqiptarët të krijojnë një Shqipëri ku do të bashkohen të gjithë shqiptarët? Nuk e thonë dot, se dalin qesharakë.

Por, sot këta po i tremb studimi i thellë i gjuhës shqipe në rrafsh akademik, i cili për serbët vërteton se janë të ardhur në Ballkan; kurse për shqiptarët vërteton që janë po ata, në rrjedhën mbi dymijë-vjeçare ilirë-arbër-shqiptarë.

Por, na duhet të theksojmë se, sidomos, ajo që i fundos në marrëzi serbët e sotëm, është fakti që po kuptohet se politika amerikane është për Shqipërinë natyrore, sipas hartës që ka paraqitur në Konferencën e Londrës ministri i jashtëm i Austro-Hungarinsë, Berthold, në vitin 1912.

Ja, kjo është situata, prandaj edhe shqiptatët duhet të jenë të vëmendshëm, dhe, në këtë kohë, likuidimi i korrupsionit, në Shqipëri dhe në Kosovë, duhet kuptuar se është domosdoshmëri historike.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!