MENU
klinika

Finalizimi i listës së kandidatëve

Sot afati i fundit, Basha mbledh në 20:00 kryesinë

08.03.2021 - 18:40

Kur na ndajnë edhe pak orë kur palët do të dorëzojnë në KQZ lista, PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha ende po përpilojnë dhe po i japin dorën e fundit listave për zgjedhjet e 25 prillit. Në orën 20:00 kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledh kryesinë ku do të vendos përfundimisht emrat e kandidatëve që do të jenë në listën e PD që pritet t’i dorëzohen sot KQZ-së.

Tiranë është qarku me pasqyrën  më të qartë ku lista do të kryesohet nga Lulzim Basha, ku do të jetë edhe Sali Berisha. Ajo që dihet është edhe se të 8 drejtuesit e qarqeve do të jenë në listë të sigurt , Jorida Tabaku, Grida Duma, Albana Vokshi, Aldo Bumci, Alfred Rushaj, Agron Shehaj, Flamur Noka, por edhe kreu i FRPD Belind Këllici.  Në listat e PD në Tiranë do të përfshihen edhe aleatët, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi,i cili ka kërkuar edhe përfshirjen e Mesila Dodës në garën e Tiranës

Kryedemokrati Basha, nëpërmjet një procesi të përzgjedhjes së kandidatëve, të nisur që në qershor të 2020, kërkon të vijë ndryshe me emra nga bota akademike apo shoqëria civile në çdo qark, ku do të përfshihen shkrimtarë si Flutura Açka në Elbasan, aktorë si Robert Budina dhe Julian Deda, por edhe mjekë si eksperti i shëndetësisë Gazment Koduzi në Qarkun e Fierit. Gjithashtu Report Tv mëson se Floriana Garo do të jetë zëdhënëse e fushatës së PD.

Report Tv mëson se emrat më të diskutuar për të qenë pjesë e listave të PD janë, në Elbasan Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Luciano Boçi,

Në Durrës Edi Paloka, Ferdinand Xaferraj, Agron Duka (aleat), Oerd Bylykbashi

Në Shkodër Helidon Bushati, Nard Ndoka, Jul Deda

Në Korçë, Edmond Spaho, Ervin Salianji, Andrea Mano

Në Kukës Flamur Hoxha, Isuf Çela

Në Lezhë Mark Marku, Lindita Metaliaj

Në Fier Enkelejd Alibeaj, Ivi Kaso, Gazmend Koduzi

Në Gjirokastër Tritan Shehu, Roland Bejko

Në Berat Tomorr Alizoti,

Në Vlorë Bujar Leskaj, Artur Roshi, Vangjel Dule, Ina Zhupa,

Në Dibër Xhelal Mziu, Kreshnik Collaku, Dhurata Cupi