MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit 2022

Spanja nuk fal, Kosova tregohet dinjitoze

31.03.2021 - 21:52

Kosova ka shënuar golin e parë në kualifikueset e Botërorit 2022, por Spanja fitoi me rezultat 3-1. “Dardanët”, ndonëse u mposhtën, treguan një paraqitje dinjitoze ndaj një superfuqie siç është Spanja.

Goli i parë erdhi në minutën e 34-të pasi Dani Olmo shënoi një gol të bukur. Dy minuta më vonë erdhi edhe goditja e dytë nga Ferran Torres, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 70-të, Besar Halimi shënoi nga mëse 40 metra distancë për ta ngushtuar rezultatin, por kjo nuk zgjati shumë. Pesë minuta më vonë, i sapo inkudruari në lojë, Gerard Moreno shënoi golin, i cili vulosi rezultatin e këtij takimi.

Me këtë fitore, Spanja shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e parë, kurse Kosova mbetet në vendin e fundit pa pikë, por me një ndeshje më pak. “Dardanët” në vazhdim kanë dy ndeshje me kundërshtarë më të lehtë, Gjeorgji dhe Greqi, ku pritet të arrijë fitore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN