MENU
klinika

La Liga, Java 28

Super Benzema, Real Madrid një fitore larg kreu

20.03.2021 - 18:13

Real Madrid vuajti jo pak në transfertë ndaj Celta Vigos, por në fund arrin të fitojë 3-1. Ky sukses ngjit Los Blancos në vendin e dytë, 3 pikë larg Atletico së vendit të parë dhe 1 pikë më shumë se Barcelona e vendit të tretë, por rivalët kanë për të luajtur ndeshjet e tyre.

Real Madrid ka kaluar në avantazh në 20’. Autor i golit të madrilenëve ishte Karim Benzema që po kalon një formë të jashtëzakonshme. Benzema mori një pasim perfekt nga Toni Kroos dhe mposhti portierin vendas.

Karim Benzema shënon përsëri në 30’ dhe merr përdore Realin. Francezi ka shënuar golin e 0-2 falë një gafe amatore të vendasve që kanë falur një top në zonë. Toni Kroos ishte ai që rikuperoi dhe pasoi për Benzema, i cili nuk fali para porte.

Celta Vigo arrin të ngushtojë në minutën e 40’ dhe ndeshja hapet sërish. Vendasit u përpoqën të barazonin, ndërsa Real vetëm në limite vrau ndeshjen. Ishte Asensio që shënoi golin e tretë në 94’ pas një pasimi të Benzema.