MENU
klinika

"Votat e 2017-ës do të kompensohen me dhunë e vjedhje"

Tensionet në Elbasan, Lubonja: Pasiguria e Ramës ndihet në ajër

15.03.2021 - 17:28

I ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, në rubrikën “Opinion”, analisti Fatos Lubonja foli mbi skenat e dhunës që u ilustruan ditën e djeshme, në takimet që kryeministri Edi Rama dhe lideri demokrat Lulzim Basha, kishin në qytetin e Elbasanit.

Sipas Lubonjës, prapa kryeministrit Rama qëndrojnë njerëz të fuqishëm, të lidhur fort pas krimit.

Ai theksoi se dy partitë më të mëdha në vend po ndjekin dy filozofi të ndryshme. Basha me PD-në, atë të një partie të qetë dhe larg trazirave, Rama dhe PS-ja atë të një partie të lidhur fort pas krimit dhe nga krahu tjetër presidenti Ilir Meta, që sipas tij i përket një tjetër partie, por që duke ndjerë rrezikun ka vendosur t’i përgjigjet kryeministrit sipas Lubonjës, “dhëmbë më dhëmbë dhe sy më sy”.

“Është një fenomen i pritshëm. Është vazhdimësi i politikave të pushtetit që ka ndjekur Rama sipas meje, ku ka dy elementë kryesorë, një është elementi propagandë, fasadë, që u shfaq edhe në prezantimin e kandidatëve për deputetë, edhe tjetri është elementi prapavijë, që është mënyra se si është ndërtuar pushteti i Ramës në Shqipëri, ku Rama e ka vendosur në ekstrem. Pushteti është prapa fasadës demokratike, ku qëndrojnë paraja dhe krimi i organizuar që mban në këmbë këtë pushtet edhe ekonomikisht. Duhet parë njerëzit, ata janë ata që pamë në prapavijë, ku dikush thotë ‘Rama Ik’, të përdoren gushte nga njerëz të krimit dhe policia nuk ndërhyn, lë shumë për të dëshiruar. Kemi një president që e ndjen rrezikun dhe kërkon të reagojë me forma të tjera. Nuk e di sa fuqi kanë ti kundërvihen krimit, sepse krimi ka nevojë për policinë që ta mbështesë, as për opozitën apo presidentin. Nuk e di a kanë këto (PD dhe LSI) kriminelë siç kanë pasur dikur, sepse jam i mendimit që i ka marrë të gjithë Rama. Presidenti ndjen frikë për vete”, tha Lubonja.

Pse e është e nevojshme të ketë përplasje të dhunshme?

Fatos Lubonja: Është historia jonë e të fortëve, ata legjitimohen me forcën jo me mendjen. Në momente të caktuara duhet të tregojnë arsyet se përse janë aty. Kjo është historia jonë, ku të fortët janë njerëzit që kanë dalë na ballë të ngjarjeve politike. Këtu më pas vjen një element tjetër, i forti më i madh është shteti, kur shteti bashkëpunon me të fortët bëhet shumë i rrezikshëm.

A rrezikon situata të agravohet deri aty sa nuk na lejon të shkojmë të qetë në kutitë e votimit?

Fatos Lubonja: Asgjë nuk ka ndryshuar kur opozita doli nga parlamenti dhe thoshte se me të nuk ka zgjedhje të lira. Kështu që kompensimi i votës së munguar në krahasim me 2017 bëhet me këto mjete, me vjedhje por edhe me këto kompensime. Shikoj PD e cila ka zgjedhur taktikën që përballë anormalit ne jemi normal, nuk ushtrojmë dhunë dhe taktikën e Metës që thotë duhet vepruar dhëmbë për dhëmbë dhe sy për sy. Në filozofinë shqiptare ka më sukses kjo e dyta, sepse shqiptari e ka në natyrë të kundërpërgjigjet. Unë mendoj që përshkallëzimi i tensionit nuk e di të them qartë i intereson Ramës apo jo. Atij i intereson që me forcën policore të mund të sundojë dhe të marrë vota. Por kur shikon këto reagime masive, qytetarët tremben. Opozitës nuk i intereson dhuna, sepse i intereson vota sa më e lirë, e sigurt, as blerja nuk i intereson, as dhuna e palës tjetër dhe duan që njerëzit të votojnë të sigurt dhe të qetë. Pikëpyetja është që funksionon më shumë qetësia e PD, apo reagimi i fortë i Metës. Kjo mbetet për t’u parë.

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!