MENU
klinika

“Testet e shpejta në farmaci”

Ekspertët: Të mos pritet rekomandimi i mjekut të familjes

14.03.2021 - 20:23

Ndonëse shifrat e të infektuarve çdo 24 orë po luhaten herë me ngritje e herë me rënie të lehta, kjo në varësi edhe të numrit të testeve që kryhen, ekspertë të shëndetit publik kërkojnë me insistim, që testet e shpejta të lejohen të tregtohen nëpër farmaci.

Kjo në mënyrë që qytetarët të mos presin kur t’i rekomandojë mjeku i familjes për test i cili po nuk pate disa simptoma nuk të rekomandon të drejtohesh në pikat që janë hapur ose duhet të drejtohesh në laboratorët privatë ku kostoja e një rapid testi është diku tek 8 mijë lekë të reja.

Kur në fakt për çdo dyshim qytetari mund ta marrë në farmaci shumë herë më lire pasi në fakt kostoja e tij reale është e ulët ,por nga ana tjetër rastet pozitive fitojnë kohë për të nisur trajtimin mjekësor pasi shumë mjekë nëse nuk ke përgjigje të testit nuk të nisin mjekimin.

Në Gjermani çdo qytetar mund ta marrë një test të shpejtë në çdo farmaci kundrejt 2 eurove . Sot pas një viti thekson Alimehmeti kur presupozohet të kemi fituar eksperiencë duhet të veprohet sipas një strategjie dhe situata duhet të ishte nën kontroll.

Ndërkohë që kërkohet survejancë aktive për të ditur situatën pasi vetëm kështu ajo mund të menaxhohet .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN