MENU
klinika

TVSH e parimbursuar ndaj bizneseve

Thellohet borxhi, 35 milionë dollarë pa paguar në 2020

09.03.2021 - 18:09

Fenomeni i faturave të papaguara ndaj të larguarve nga punë në administratën publike që fitojnë gjyqet është thelluar në vitin 2020. Ministria e Financave sapo ka raportuar se stoku total i faturave të papaguara nga institucionet e qeverisjes qendrore dhe Bashkive për vendimet e gjykatave rezulton 3.5 miliardë lekë, afërisht 35 milionë dollar më 31 dhjetor të vitit që sapo lamë pas.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është institucioni me stokun më të lartë të detyrimeve të papaguara në favor të gjyq-fituesve për vitin 2020, me një total prej 1.4 miliardë lekësh, apo afërisht 14 milionë dollarë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë gjendet në vendin e dytë të listës së institucioneve me më shumë detyrime të këtij lloji, me një total prej 994 milionë lekësh, apo afërisht 9 milionë dollarësh, e ndjekur nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Shëndetësisë, me përkatësisht 6 milionë dollar dhe 2 milionë dollar borxhe.

Sa i përket njësive të qeverisjes vendore, është Bashkia Durrës subjekti më pak korrekt dhe me stokun më të lartë të detyrimeve të papaguara me vlerë rreth 1.8 milionë. Në vend të dytë gjendet Bashkia Pogradec me rreth 1.1 milionë dollar, e ndjekur nga Bashkia Dibër me një faturë të papaguar prej afërisht 1 milionë dollarësh.

Në total, Viti 2020 është mbyllur me një nivel mjaft të lartë detyrimesh të papaguara nga ana e institucioneve qendrore dhe atyre vendore duke marrë të gjitha zërat e borxheve së bashku. Sipas raportit të sapopublikuar nga Ministria e Financave ato arrijnë në total 23.8 miliardë lekë, afërisht rreth 230 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e detyrimeve përbëhet nga TVSH e parimbursuar ndaj bizneseve, e cila arrin në vlerën e 9.7 miliardë lekëve, afërisht 97 milionë dollar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Civici: Si po përballohet kjo situatë emergjence?

ANALIZA/ “Filozofia’ e masave ekonomike ‘antikoronavirus”

“Çfarë këshillon ‘babai i monetarizimit”

Sa i mundur është përdorimi i ‘helikopterit që hedh dollarë’?

Prof. Dr. Adrian Civici/ Profesionet e reja post COVID

“Lufta” e profesioneve në periudhën post COVID-19