MENU
klinika

Kërkesa e tifozëve

“TKZ”, Qeverisë: Hap stadiumin, mbështesim Kombëtaren

10.03.2021 - 14:38

“Tifozat Kuq e Zi” kanë dalë me një kërkesë publike qeverisë shqiptare, që të lejojë tifozët në stadium, sipas protokolleve shëndetësore, në ndihmë të ekipit kombëtar, duke nisur nga kualifikuesja me Anglinë në “Arena Kombëtare”.

“Duke marrë parasysh që Kombëtarja jonë është pranë një cikli kualifikues mjaft të rëndësishëm, gjithashtu duke pasur parasysh fillimin e vaksinimit, kërkojmë nga qeveria shqiptare të bëjë të mundur lejimin e pjesëmarrjes së tifozëve nëpër ngjarje sportive.

Jemi të vetëdijshëm për situatën me pandeminë, por po ashtu jemi dëshmitarë të shumë vendeve me statistika më të rënduara, që kanë lejuar pjesëmarrjen e tifozëve në masën 30% të kapacitetit të stadiumit (sipas udhëzimeve dhe protokollove të UEFA-së dhe autoriteteve shëndetësore).

Me këtë rast, kërkojmë nga FSHF-ja që të shtoj presionin tek autoritetet shtetërore, që ndeshjet e ardhshme të Kombëtares të luhen me praninë e lojtarit të 12-të” – shkruhet në kërkesën e TKZ-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN