09.03.2021 - 09:36
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë për 12 qarqet e vendit.
Edhe pas shumë kërkesave dhe deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim, Tom Doshi ka vendosur të regjistrohet si kandidat për deputet.
Ai do të kryesojë listën e PSD në Tiranë dhe Shkodër. Kujtojmë se ambasadorja Yuri Kim publikoi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e cilësonte Doshin “non grata” dhe kërkoi që deputeti të mos kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit, por duket se kërkesa e saj nuk është marrë parasysh.