MENU
klinika

Premier League, Java 29

Tottenham fiton dhe beson ende te Champions

21.03.2021 - 22:29

Tottenham është rikthyer te fitoja pas eliminimit nga Europa League. Spurs fituan 2-0 në transfertë, në fushën e Aston Villa. Një sukses që i bën të besuarit e Mourinhos të shpresojnë deri në fund te zona Champions, pasi është vetëm 3 pikë larg.

Miqtë shënuan nga një gol për secilën pjesë loje. Në të parën ishte Carlos Vinicius që realizoi në minutën e 29-të. Kaq mjaftoi për këtë fraksion loje, edhe pse Mourinho u shfaq nervoz kur hyri në dhomat e zhveshjeve.

Ai që qetësoi trajnerin portugez ishte Harry Kane në minutën e 68-të të pjesës së dytë, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Tottenham tani do të tentojë deri në fund të futet në zonën Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN