MENU
klinika

Sërish "nismëtarja" ishte Kim Kardashian

Trendi i flokëve të lagura përqafohet nga vajzat shqiptare

12.03.2021 - 15:48

Kim Kardashian prej vitesh tashmë është kthyer në një pikë referimi për trendet e reja të veshjeve e të flokëve, duke përmendur këtu fustanet latex që ia shohim shpeshherë veshur apo flokët e lagur me të cilat u shfaq edhe në një event prestigjioz si “Met Gala 2019”.

Dy vite më pas, ky model po rikthehet sërish në trend dhe këtë nuk e themi ne, por vajzat e showbizit që dita ditës po shfaqen me të njëjtin model flokësh.

Duke nisur nga këngëtaret si Bebe Rexha, Rita Ora, Tayna, Ronela Hajati e deri tek vajzat e ”Përputhen” si Tea, Ledjana apo moderatorja Bora Zemani.

  

E bukura e këtij modeli është që nuk ke pse t’i dëmtosh flokët me pajisje për rregullimin e tyre dhe për më tepër nuk ke pse të harxhosh fare. Mjafton të lagësh flokët, kaloji prapa veshit dhe Voila!