Kosova u bë vendi i parë evropian dhe i pari me shumicë myslimane që themeloi një ambasadë në Jerusalem.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, ka kërkuar nga kryeministri i ri i Kosovës që ta rikonsiderojë hapjen e Ambasadës në Jerusalem.
Kështu e nis artikullin media izraelite “Israel Hayom”, duke iu referuar letrës që Erdogani i ka dërguar Kurtit për ta rishqyrtuar Ambasadën e saj në Jerusalem.
Erdogani bërë këtë kërkesë në një letër urimi për kryeministrin Albin Kurti, i cili mori postin e shefit të ekzekutivit në fillim të javë. Zyra e kryeministrit Kurti lëshoi një kopje të letrës të enjten, thuhet tutje.
Kosova u bë shteti i parë evropian dhe shtetit i parë me shumicë myslimane që ka vendosur ambasadën në qytetin e Jerusalemit, pas SHBA-së dhe Guatemalës.
Erdogani kishte paralajmëruar më herët Qeverinë e Kosovës se kjo lëvizje mund t’i dëmtojë marrëdhëniet me Turqinë. /klankosova