MENU
klinika

“Kur qeveria ka frikë nga populli...”

U përplas me policinë në zyrat e FRD-së, Meta publikon videon nga protesta e 2 marsit

12.03.2021 - 20:44

Presidenti Ilir Meta paraditen e sotme u përplas me efektivët e policisë bashkiake të Tiranës, pasi këta të fundit kërkonin që partia Fryma e Re Demokratike të boshatiste zyrat ku kishte selinë.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video nga protesta e 2 marsit 2020, ku mblodhi në kryeqytet mijëra qytetarë për mbrojtjen e Kushtetutës.

“Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI”, shkruan Meta.