MENU
klinika

Himarë, 1921

Vallja e Pirros

03.03.2021 - 17:39

         Foto-lajm: Himarë, Shqipëri më 1921 – Vallja e moçme shqiptare…

E. Pitard: “Pirrikja” ose Vallja e Pirros, kërcimi më i pëlqyer i shqiptarëve

“Në shesh, vendasit kërcejnë vallen kombëtare, Pirriken, vallen e Pirros, kërcimi më i pëlqyer i shqiptarëve. Burrat mbahen dorë më dorë e njëri prej tyre i prin vargut, ndërsa tund shaminë.

I hedhin hapat ngadalë, sikur po shtypin ndonjë armik të padukshëm, që shtrihet nën këmbët e tyre.

Ndonjëherë ritmi merr vrull, kënga bëhet vajtim, apo piskamë fitoreje ose ironi therëse – këngë lufte a dashurie, dy temat e përjetshme që shprehen me theks thuajse të njëjtë, të ashpër, të errët, të hidhur…”

 

*Fotografi e realizuar nga Eugène Pittard, 1921

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Xhorxh Fred Uilliams

“Shqiptarët”

10 citate të zgjedhura për Shqipërinë dhe shqiptarët…

“Të rrept bijt e shqipes! Po vetitë nuk u mungojnë veç t’ishin më të arrira”