MENU
klinika

Formula 1

Verstappen, më i shpejti në provat zyrtare

26.03.2021 - 14:08

Provat zyrtare të garës së parë sezonale të Formulës 1 nisën me një lajm jo të mirë. Dy persona të skuadrës Aston Martin rezultuan pozitivë me koronavirus, të cilët u vendosën menjëherë në karantinë në hotel. E gjithë skuderia u vetëizolua përkohësisht, si pjesë e protokollit shëndetësor që aplikon Formula 1.

Skuadra Aston Martin bëri me dije se po monitoron situatën, duke kryer të tjerë tamponë te skuadra dhe për fat pilotët rezultuan negativë dhe morën pjesë në prova normalisht, ku Sebastian Vettel zuri vendin e 12-të.

Max Verstappen konfirmoi rezultatet e testeve të mesit të marsit, pasi mori kohën më të mirë në gjashtëdhjetë minutat e para të provave në Bahrein. Piloti holandez ishte 298 të mijtat më i shpejtë se Valtteri Bottas me Mercedes dhe gjysmë sekonde ndaj  Lando Norris me McLaren.

Shtatë herë kampioni i botës Lewis Hamilton përfundoi i katërti përpara Charles Leclerc në vendin e pestë. Piloti tjetër i Ferrarit Carlos Sainz u rendit i teti. Fernando Alonso me Alpine u rendit 16-i. Asgjë për të treguar në provat e para zyrtare dy pilotët e Haas, Mick Schumacher dhe Nikita Mazepin, që u renditën të fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN