MENU
klinika

Ekspozita e xhubletave

Veshjet e grave shqiptare ekspozohen në Shkodër

13.03.2021 - 12:38

Veshjet 4000 vjeçare, tipike te femrave shqiptare, u prezantuan përmes një ekspozite të çelur ne mjediset e muzeut hisorik “Oso Kuka” në Shkodër.

Muzeu i Shkodrës është një prej institucioneve që po kontribuon për përgatitjet e fundit për dorëzimin e dosjes qe do të dërgohet ne UNESCO si vepër e trashëgimisë kulturore.

E cilësuar si një nga veshjet më të vjetra në Europe, edhe xhubleta ka pësuar disa ndryshime, kryesisht ajo e Malësisë se Madhe.

Kjo veshje, është tipike e grave në Shqipërinë Veriore, mbi lumin Drin, Nikaj-Mërturi e Rugova, Malësi e Madhe dhe e shqiptarëve të Malit të Zi, ndërsa në muajin shtator pritet edhe përgjigjia e UNESCOs për Shqipërinë.