MENU
klinika

COVID-19

Zaev: Së shpejti fillon hapi i parë i imunizimit masiv

26.03.2021 - 13:26

Kryeministri Zoran Zaev pret që vaksinimi të jetë i pranuar në mënyrë sa më masive nga popullata, sepse sipas tij kjo është mënyra e vetme për ti dhënë fund pandemisë.

Vaksinat janë të sigurta, a për këtë dëshmon përvoja e vendeve tek të cilat deri tani është zbatuar imunizimi. Zaev theksoi se sa më shpejtë që të vaksinohemi, aq më shpejtë do ta mundim pandeminë e cila ndryshoi jetën në gjithë botën por dhe tek ne.

“Informata se të dielën do të arrijnë 24 mijë vaksina përmes Kovaks sistemit e dinim që para tre ditëve, por mbrëmë ministrit Filipçe iu konfirmua dhe ai e publikoi atë. Me këtë mund të filloj hapi i parë i imunizimit masiv në vendin tonë”, deklaroi Zaev.