MENU
klinika

6 ministra të dorëhequr

‘Zbrazet’ qeveria Hoti në orët e fundit

22.03.2021 - 10:55

Qeveria Hoti duket se është braktisur në orët e saj nga 6 anëtarë të kabinetit. Besnik Tahiri, Besian Mustafa, Driton Selmanaj, Agim Veliu, Anton Quni dhe Vlora Dumoshi janë 6 ministrat e dorëhequr.

Në fakt arsyeja pse ata janë dorëhequr është thuajse e detyruar, pasi në Kosovë po mbahet seanca konstituive e Kuvendit dhe të sipërpërmendurit janë deputetë të zgjedhur më 14 shkurt.

Ata janë dorëhequr nga detyra e ministrit në detyrë për të vijuar si deputet.