MENU
klinika

Vajzë apo djalë?

Zbulohet gjinia e bebes së Emma Stone!

30.03.2021 - 10:14

Emma Stone është bërë nënë për herë të parë para pak ditwsh! Aktorja e njohur ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Dave McCary. Lajmin e ardhjes në jetë të babushit e ka bërë të ditur TMZ përmes burimeve pranë aktores.

Në fakt sipas TMZ, fëmija ka ardhur në jetë në 13 mars në Los Angeles. Sw fundmi një burim ka konfirmuar gjininë e foshnjës së tyre.

Aktorja 32-vjeçare, fituese e çmimit Oscar mirëpriti një vajzë, konfirmoi një burim për revistën “People”.

Për herë të fundit Emma është parë muajin e shkuar në Los Angeles dhe dukej shumë elegante, por shumë gati për të sjellë në jetën fëmijën e saj.

Lajmet për shtatzëninë e saj qarkulluan në mediat e huaja që në shtator të vitit që lamë pas, ndërsa “Dailymail” më pas publikoi në fillim të këtij viti foto të aktores me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar kështu zërat.

Çifti i famshëm e bëri publike fejesën dhjetorin e vitit 2019, përmes një postimi në rrjete sociale, ku Emma tregonte unazën e diamantit. Dyshja kishin menduar të martoheshin që në mars, por i shtynë planet për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por në muajin maj, Stone e zëvendësoi unazën e fejesës me një tjetër më të thjeshtë në ngjyrë floriri, diçka që i bëri fansat të dyshonin për martesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E kishte mbajtur të fshehtë

Emma Stone nënë për here të parë!