MENU
klinika

Bllokoi për 1 javë transportin ujor

Zhvendoset anija e bllokuar në Kanalin e Suezit

29.03.2021 - 16:36

Një anije e madhe që bllokoi Kanalin e Suezit për gati një javë, u zhvendos plotësisht, duke i hapur rrugë rinisjes së trafikut ujor.

“Admirali Osama Rabie, kreu i Autoritetit të Kanalit të Suezit, njoftoi për rifillimin e trafikut të transportit në Kanalin e Suezit”, tha përmes një deklarate Autoriteti i Kanalit të Suezit.

Televizioni egjiptian tregoi pamje të anijes Ever Given të pozicionuar në qendër të kanalit.

Suksesi u arrit pas përpjekjeve intensive për ta shtyrë dhe tërhequr atë me rimorkiatorë.

Anija, 400 metra e gjatë, po transportonte mbi 18,000 kontejnerë nga Azia në Evropë, kur u bllokua në Kanalin e Suezit më 23 mars.

Që atëherë, trafiku në kanal është ndalur, duke shkaktuar ndërprerje të mëtejshme të transportit global, edhe ashtu të goditur nga pandemia e koronavirusit.

Mbi 320 anije janë aktualisht duke pritur për të kaluar përmes kanalit.

Përmes tij, çdo ditë kalon transit afro një e treta e kontejnerëve botërorë.

Rreth 12 për qind e tregtisë globale të të gjitha mallrave kalojnë po ashtu përmes këtij kanali, të gjatë 193 kilometra.

Ministrja Koçiu jep lajmin për mjekët dhe infermierët

“Rihapen aplikimet për kredi të lehtësuara…”

Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit

Si klima na godet ekonominë?