MENU
klinika

Detaje të reja nga ngjarja

Zjarri shkrumboi atë e bir në Berat, shkaku dyshohet një…

09.03.2021 - 10:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të ditës së djeshme në qytetin e Beratit, ku atë e bir kanë humbur jetën pasi banesa ku jetonin u përfshi nga zjarri.

Sipas informacioneve nga Policia, viktimat janë identifikuar si Jovan Vangjeli, 61 vjeç, dhe djali i tij Mateo Vangjeli, 36 vjeç, të cilët ndodheshin brenda në shtëpi. Dyshohet se në momentin kur ka rënë zjarri, babë e bir kanë qenë në gjumë dhe i ka zënë tavani i banesës poshtë. Flakët janë përhapur edhe në dy banesa të tjera ngjitur si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në lagjen “Muzakaj”.

Shkak i zjarrit që mori dy jetë njerëzish dyshohet të ketë qenë ngrohësja që ndodhej në banesën e viktimave, tip bodrumi, kushtet e së cilës ishin në gjendje të mjerueshme.

Familjarët e viktimave janë shprehur se kur shkuan në vendngjarje, çdo gjë ishte shkrumbuar nga flakët. Sipas tyre, në banesë ka qenë edhe një person tjetër, trupi i të cilit nuk është gjetur ende. Ndërkohë, Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes që fatkeqësisht rezultoi fatale për Jovan dhe Mateo Vangjelin.

NGJARJA

Sipas informacioneve të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të ditës së djeshme. 61-vjeçari dhe djali i tij 36 vjeç, kanë qenë në banesë momentin kur ajo është përfshirë nga flakët. Banesa ku ata jetonin ka qenë e amortizuar, çka ka ndihmuar që flakët të përhapeshin shumë shpejt.

Jovan Vangjeli që ishte edhe i paralizuar, nuk ka mundur dot të dalë prej aty, ndërsa edhe djali i tij që ndodhej në gjumë nuk ka mundur të bëjë dot asnjë veprim.

Tavani i shtëpisë në një moment është shembur dhe ka rënë mbi viktimat. Për gjetjen dhe më pas nxjerrjen e trupave të pajetë, kërkimet zgjatën për disa orë nga ana e punonjësve të zjarrfikëses dhe Policisë. Trupi i 61-vjeçarit u gjet rreth orës 09:00 të mëngjesit të djeshëm.

Ndërsa trupi i 36- vjeçarit u gjet disa orë më pas. Burimet bënë të ditur se ky i fundit, disa orë para se të ndodhte ngjarja ka qenë në banesën e tij nën shoqërinë e një shokut të tij, ku kanë konsumuar alkool. Ky fakt, ka hedhur dyshimet fillimisht që viktimat mund të ishin tre.

Por, Policia ka mundur të identifikojë shokun e 36- vjeçarit dhe ka bërë të mundur gjetjen e tij. Ai është shoqëruar dhe ka treguar se çfarë ka ndodhur pak orë para ngjarjes. Sipas tij, ai ishte takuar me Mateo Vangjelin dhe kanë konsumuar alkool. Më pas, ai është larguar duke e lënë 36-vjeçarin në shtëpi.

Ky i fundit, dyshohet të ketë qenë nën efektin e pijes alkoolike, çka ka ndikuar që ai të mos ndjejë atë çfarë po ndodhte. Përfshirja nga flakët edhe të dy banesave të tjera dhe një hyrje në pallatin ngjitur me shtëpinë e familjes Vangjeli, ka alarmuar të gjithë banorët, të cilët kanë dalë menjëherë dhe kanë njoftuar Policinë për ngjarjen.

Shkak për këtë tragjedi ku humbën jetën babë e bir dyshohet të jetë bërë një rezistencë, ku sipas të afërmve, ishte mjeti i vetëm që atë e bir përdorte për gatim dhe ngrohje.

Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Po ashtu, ka marrë edhe disa dëshmi, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall