MENU
klinika

Qeveria ndërhyn pas 39 vjetësh

40 mln euro borxh nga KFW për Fierzën

06.04.2021 - 10:08

Më datën 16 mars 2021 qeveria shqiptare ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që rregullon financimin e rehabilitimit të Hidrocentralit të Fierzës. Sipas këtij drafti, qeveria ka rënë dakord me qeverinë gjermane për financimin prej 42 milionë eurosh, nga të cilat 40 milionë euro kredi nga KFW dhe 2 milionë euro për masat shoqëruese. Në vlerësimin që i bëhet projektaktit qeveria deklaron se ai i:

…mundëson Republikës së Shqipërisë marrjen e një huaje me kushte të favorshme (nga KFW-ja), për projektin “Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës (DKTI)”, në vlerën 40 000 000 (dyzet milionë) euro, si dhe marrjen e një financimi prej 2 000 000 (dy milionë) eurosh për masat e nevojshme shoqëruese për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projektit. Në pikëpamjen strategjike, projekti do të ndikojë për përmirësimin e sistemit elektroenergjetik, sepse hidrocentrali i Fierzës përbën njësinë gjeneruese më të rëndësishme të sistemit elektroenergjetik shqiptar, i cili prodhon 1328 GWh/vit dhe luan rolin e rregulllatorit 1-vjeçar të kaskadës së Drinit. Projekti do të ndikojë në rehabilitimin e agregateve të Hidrocentralit të Fierzës, të cilat janë instaluar 39 vjet më parë dhe janë në gjendje kritike, dhe kjo ndërhyrje është e domosdoshme dhe urgjente

Teknikisht marrëveshja thjesht i jep qeverisë shqiptare mundësinë që të marrë kredi nga KFW 40 milionë euro me kushtin që:

  projekti vlen për t’u mbështetur në pikëpamje të politikave zhvillimore dhe nëse vazhdon të konfirmohet aftësia kredimarrëse e Republikës së Shqipërisë si dhe nëse Këshilli i Ministrave jep         garanci shtetërore për sa kohë nuk është ai vetë marrësi i kredisë

Këto përcaktime vënë në dukje faktin se sektori energjetik në Shqipëri del me humbje, një paradoks ky në një farë pikëpamjeje, pasi energjia është mall që shitet me çmim të rregulluar dhe ndërkohë që qeveria shpall se ka bërë reformë të thellë në sektor, nuk ka ecur dot në drejtim të stabilitetit financiar të tij.

Zhurma me OSHEE-në lidhet me menaxhimin e shërbimit ndaj konsumatorit dhe në të vërtetë përherë janë injoruar kërkesat e KESH për çmimin e energjisë që ka mbetur peng i të ashtuquajturave politika sociale. Ka kuptim që HEC-e të reja të financohen me kredi, por rehabilitimi i Fierzës me para borxh tingëllon grotesk edhe pse punët e financave janë kaq misterioze për publikun në këtë vend./ Dita

Marreveshja e nenshkruar hidrocentrali i fierzes

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hidhen mbi 160 mijë rasate krapi

Pas 15-vitesh, vitalizohet Fierza!

Shqetësim i FMN-së dhe BSH-së

Energjia “gropos” ekonominë