MENU
klinika

Policia e Shtetit kalon në gatishmëri

5200 efektivë pranë QV-ve, plan me 4 faza për procesin zgjedhor

25.04.2021 - 06:49

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu, policia e shtetit ka kaluar në gatishmëri. 5200 punonjës policie janë pranë qendrave të votimit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në to.

7519 punonjës policie janë trajnuar që prej dhjetorit për t’u angazhuar në këto zgjedhje. Policia po ndjek një plan me 4 faza për të garantuar një proces zgjedhor të qetë.

Rëndësi i është kushtuar ruajtjes së personaliteteve dhe institucioneve ku koordinohen forcat e policisë dhe ato komando.
Policia e shtetit ka referuar në prokurori më shumë se 30 raste që lidhen me krimet zgjedhore.
Në ndryshim nga vitet e tjera KQZ ka kërkuar nga policia të mos lejojë grumbullime 150 metra afër qendrave të votimit si edhe të mos angazhojë punonjës policie me më pak se 4 muaj eksperiencë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa efektive do të angazhohen? Sot përfundon shoqërimi i materialeve zgjedhore

Policia e Shtetit prezanton planin e masave për zgjedhjet e 25 prillit