24.04.2021 - 09:01
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë”, u shpreh i bindur për fitore në zgjedhjet e së dielës. Aq i bindur është sa pyetjes së përsëritur të Arian Çanit nëse do ta pranonte humbjen në zgjedhje, iu përgjigj të gjitha herët në të njëjtën mënyrë.
A do ta pranosh rezultatin, cilido qoftë ai?
Rezultati i 25 Prillit do të vuloset me votën e shqiptarëve, ai është i dukshëm kudo dhe do të jetë fitorja e thellë e Partisë Demokratike.
Do ta pranosh apo jo?
Padiskutim që do ta pranoj, do ta pranoj fitoren e thellë si përgjegjësin më të madhe të jetës time.
Po humbjen jo?
Nuk mund të humbë Shqipëria më 25 Prill, do të humbë Edi Rama.