MENU
klinika

Ja si përgjigjet kryedemokrati

A do ta pranojë Lulzim Basha rezultatin e zgjedhjeve?

24.04.2021 - 09:01

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë”, u shpreh i bindur për fitore në zgjedhjet e së dielës. Aq i bindur është sa pyetjes së përsëritur të Arian Çanit nëse do ta pranonte humbjen në zgjedhje, iu përgjigj të gjitha herët në të njëjtën mënyrë.

A do ta pranosh rezultatin, cilido qoftë ai?

Rezultati i 25 Prillit do të vuloset me votën e shqiptarëve, ai është i dukshëm kudo dhe do të jetë fitorja e thellë e Partisë Demokratike.

Do ta pranosh apo jo?

Padiskutim që do ta pranoj, do ta pranoj fitoren e thellë si përgjegjësin më të madhe të jetës time.

Po humbjen jo?

Nuk mund të humbë Shqipëria më 25 Prill, do të humbë Edi Rama.

REMOTE_ADDR:[]