MENU
klinika

Lidhja mes tyre...

A është djersitja gjatë natës, simptomë e HIV?

17.04.2021 - 17:37

Djersitja e natës është një simptomë e zakonshme e gjendjeve të shumta dhe sëmundjeve. Ato madje mund të shkaktohen nga stresi ose ilaçe të reja.

Ato gjithashtu mund të jenë simptomë e një infeksioni HIV.

Në disa njerëz, djersitja e natës dhe simptoma të tjera të ngjashme me gripin mund të zhvillohen brenda muajit të parë pas kontraktimit të infeksionit dhe mund t’i çojë njerëzit te mjeku për një diagnozë.

Pse njerëzit me HIV përjetojnë djersitje gjatë natës?

Djersa është mënyra e trupit për t’iu përgjigjur gjërave që e bëjnë atë të punojë më shumë se normalisht, duke përfshirë:

  • ekspozimi ndaj nxehtësisë
  • stresi fizik
  • stresi emocional
  • sëmundjet e ndryshme

Gjumi është një pjesë jetike e luftës së trupit kundër sëmundjeve. Trupi punon për të riparuar veten ndërsa jeni në gjumë. Kjo është arsyeja pse shpesh ndiheni shumë më mirë pas një gjumi të mirë. Është  gjithashtu arsyeja pse djersitja e natës mund të ndodhë kur trupi po përpiqet të luftojë një gjendje të rëndë, siç është HIV.

Djersitjet e natës më vete nuk janë zakonisht një simptomë e HIV-it. Në fakt, është shumë e rrallë që djersitja e natës të jetë e vetmja simptomë që do të ketë një person me HIV. Kur keni djersitje natën si një simptomë e HIV, ka të ngjarë të keni gjithashtu:

  • ethe
  • të dridhura
  • dhimbje të kyçeve
  • diarre
  • humbje e papritur, e paqëllimshme e peshës
  • nyjet limfatike te fryra

Këto simptoma janë gjithashtu të zakonshme në kushte të tjera dhe jo gjithmonë nënkuptojnë që keni HIV. Sidoqoftë, nëse keni djersitje natën ose ndonjë simptomë tjetër dhe keni arsye të mendoni se mund të keni qenë i ekspozuar ndaj HIV, është një ide e mirë të shkoni tek një mjek sa më shpejt të jetë e mundur.

Për të marrë përgjigje shpejt, mund të bëni një test të shpejtë për HIV.

Kur mund të keni djersitje gjatë natës të shkaktuara nga HIV?

Djersitjet e natës të shkaktuara nga HIV mund të ndodhin në disa kohë të ndryshme. Ato shpesh ndodhin gjatë fazës së hershme të HIV të quajtur fazë akute.

Faza akute ndodh brenda 2 deri në 4 javë pasi të keni kontraktuar HIV. Simptomat që do të keni gjatë kësaj faze janë të ngjashme me ato të gripit dhe shpesh përfshijnë djersitjen gjatë natës.

Djersitjet gjatë natës mund të ndodhin edhe nëse HIV nuk trajtohet dhe ka kaluar në AIDS. Djersitjet gjatë natës mund të jenë të forta kur HIV ka përparuar në AIDS. Në këtë fazë ju gjithashtu mund të përjetoni:

  • humbje e shpejte e peshes
  • ethe
  • lodhje
  • nyjet limfatike te fryra
  • diarre
  • plagë në gojë ose në zonën gjenitale
  • skuqjet në lëkurë
  • pneumoni
  • humbja e kujtesës
  • depresioni

Pavarësisht nga faza e HIV që shkakton djersitje gjatë natës, ato shumë rrallë do të ndodhin vetë. Do të keni të paktën disa nga simptomat e tjera të listuara së bashku me djersitjet gjatë natës kur shkaku është HIV. Nëse simptoma juaj e vetme është djersitja e natës, ka shumë të ngjarë që një shkak tjetër.

A mund të trajtohen djersitjet  gjatë natës nga HIV?

Djersitjet e natës që ndodhin gjatë fazës akute të HIV duhet të ndalen pasi të jeni diagnostikuar me HIV dhe të merrni trajtim efektiv. Kjo njihet si faza kronike (latente klinike). Njerëzit në këtë fazë që janë duke marrë terapinë e tyre të përshkruar me ilaçe shpesh nuk kanë simptoma.