MENU
klinika

"Ne s’duhet të jemi shkaku i një acarimi mes…"

A po zbatohen masat anti-Covid në fushatë? Flet drejtori i Policisë së Tiranës

03.04.2021 - 10:42

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi i ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të respektojnë masat e vendosura për shkak të koronavirusit, pavarësisht se jemi në fushatë zgjedhore.

Edhe pse deri tani disa nga shkelësit e këtyre masave janë gjobitur tha Jaupi, ai nënvizoi se qëllimi i tyre nuk është të krijojnë acarime mes politikanëve dhe policisë.

“Ne nuk duhet të jemi shkaku i një acarimi midis politikanëve e policisë, natyrisht që thirrja jonë është që gjithsecili të ruajë distancimin pavarësisht se jemi në fushatë.

Ju bëj thirrje subjekteve që përkrahësit e tyre të kërkojnë në vijimësi distancimin dhe maskat”, tha Jaupi.

Deklaratat e tij vijnë në një moment që në vend ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kryeministri Edi Rama komenton pothuajse çdo ditë takimet e kryedemokratit Basha duke folur për “dy botë”, në krahasim me fushatën që po bën sipas tij PS.

Drejtori i Policisë Tiranë foli këtë të shtunë nga stadiumi ‘Air Albania’, ku ka nisur procesi i vaksinimit, në gjithë vendin, për punonjësit e policisë.

Sipas Jaupit, është planifikuar që të vaksinohen çdo ditë 600 efektivë.