MENU
klinika

"Unë e njoh"

Akuzat ndaj Meghan, ish-i dashuri i del në mbrojtje

03.04.2021 - 10:56

Ish i dashuri i fëmijërisë së dukeshës 39-vjeçare, Joshua Silverstein tha për Us Weekly ekskluzivisht se, ai personalisht nuk e sheh atë duke keqtrajtuar stafin mbretëror siç pretendohet në një raport të 2 marsit nga The Times.

“Unë e shoh atë duke bërë gjithçka në mënyrë që të jetë e lumtur dhe të bashkëjetojë brenda një sistemi që ndoshta nuk ka qenë shumë mikpritës për atë që ajo është dhe nga vjen”,-shtoi Silverstein.

Artisti i Teatrit Braid vazhdoi: “Kur përballemi me gra me ngjyrë, që mbrojnë veten e tyre dhe flasin hapur kundër asaj që ato po ndiejnë, siç është mosrespekt ose shtypje, shpesh herë të bardhët tentojnë t’i klasifikojnë ato në mënyra negative, sepse ata nuk duan që kjo të ndodhë. Eshtë pothuajse sikur njerëzit pritet të dinë vendin e tyre dhe sa herë që nuk bien në përputhje me këtë, atëherë njerëzit thonë se është një problem. ”

Ndër të tjera, Meghan rrëfeu në intervistë se kishte bërë një jetë “si e burgosur”, pasi u largua nga shtëpia vetëm dy herë në katër muaj gjatë kohës që jetonte në Pallatin Mbretëror.