MENU
klinika

“Mundësi për demonstrata, tubime dhe dhunë”

Ambasada Amerikane apel qytetareve tre ditë para zgjedhjeve

22.04.2021 - 11:57

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka dalë me një njoftim, tre ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, duke i bërë thirrje qytetarëve që të tregohen vigjilent.

Teksa i referohet zgjedhjeve të kaluara, ambasada thotë se mund të ketë edhe raste dhune apo demonstrata.

Në njoftimin e ambasadës amerikane thuhet se qytetarët duhet të shmangin zonat ku mund të ketë trazira.

“Zgjedhjet e kaluara kanë parë incidente të lokalizuara të dhunës që synojnë zyrtarët e zgjedhjeve, ata të lidhur me partitë politike dhe materialet e votimit, gjë që ngre mundësinë e dhunës së mundshme ose shqetësimeve të tjera të Dielën, 25 Prill, ose në ditët pas votimit”

Më tej ambasada shkruan se “Demonstratat në një qytet kanë potencialin për të ndezur tubime në vende të tjera përreth vendit. Për më tepër, trafiku në zonën e Ambasadës ose zonat qendrore të qyteteve të mëdha mund të ndikohet nga tubime ose protesta”.

Ambasada thotë se qytetarët duhet të qëndrojnë vigjilent nëpër qendrat e votimit. Të shmangen zonat ku mund të ketë demonstrata apo trazira. Ndërkoha ambasada këshillon qytetarët që të monitorojnë mediat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN