Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ku bën me dije se “është gati të drejtohet në mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve”.
Në mesazhin e ambasadës, thuhet: “Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit”.
“Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer”, mbyllet mesazhi.
Postimi i plotë
🇦🇱️ | Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gati të drejtohet në mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer.