Ambasadorët e vendeve të BE dhe ajo e SHBA kanë publikuar mëngjesin e sotëm një video mesazh për qytetarët shqiptarë ku kërkojnë të dalin të votojnë për zgjedhje, duke bërë thirrje as të mos e shesin dhe as të mos e falin votën.
“Demokracia është e paçmueshme”, thonë në një zë ambasadorët në mesazhin sensibilizues.
Dialogjet e ambasadorëve:
Elsa Hastad, Ambasadore e Suedise: Së shpejti do të kemi zgjedhje këtu në Shqipëri
Fiona McCluney, kordinatore e OKB: Dhe për demokracinë zgjedhjet janë ngjarja më e rëndësishme.
Markos Alonso Alonso: Vota jote është e jotja
Peter Japelj, ambasador i Sllovenisë: Nuk është dhuratë
Vincenzo del Monaco, kryetar i Prezencës së OSBE: Prandaj mos e fal!
Momtchil Raytchevski, ambasador i Bullgarisë: Dhe mos e shit!
Yuri Kim, ambasadore e SHBA: Në ditën e votimeve, voto!
Luigi Soreca, ambasador i BE: Dhe vendos ti për të ardhmen e vendit!
Demokracia është e pacmueshme