Ambasadorja amerikane ka ndjekur nga afër këtë të hënë procesin e numërimit në në qendrat ku po numërohen votat në Vasil Shanto dhe tek Shkolla e Kuqe.
Ambasadorja Kim thotë në një postim në Facebook se ka qenë e shoqëruar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
“Le të presim të gjithë me durim rezultatet”, shkruan ambasadorja.
POSTIMI I PLOTE
“Procesi i numërimit ka filluar për zgjedhjet në Shqipëri. Me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, unë vizitova qendrat e numërimit në Vasil Shanto & Shkolla e Kuqe.
Punë të mbarë & FLM për të gjithë qendrat dhe stafin që punon gjatë gjithë natës.
Le të presim të gjithë me durim rezultatet. SHBA do të jenë me ju deri në fund!”