MENU
klinika

Rrezikoi jetën e dhjetëra kalimtarëve në sheshin “Skënderbej”

Arben Mema flet në seancë: Më doli makina jashtë kontrollit, doja të…

28.04.2021 - 09:49

Arben Mema, personi që rrezikoi jetën e dhjetëra kalimtarëve në sheshin “Skënderbej”, ka dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen që tronditi kryeqytetin.

Duke folur në seancën e mbajtur sot Mema u shpreh: “Nuk bëra gjë unë. Më doli makina jashtë kontrollit, doja të lëvizja djathtas, automjeti iku majtas”.

Ngjarja ndodhi mesditën e 25 prillit ndërkohë që në vend po mbaheshin zgjedhjet parlamentare.

Drejtuesi i automjetit u neutralizua nga qytetarë të pranishëm. Një djal i ri kërceu mbi xhamin e parë të makinës dhe e goditi drejtuesin e makinës, Arben Mema.

Autori i kesaj ngjarje tha disa fjalë pasi u vendos në pranga nga Policia. “Nuk mora vesh gjë fare. I futa një cigare!”, u shpreh ai.

Në njoftimin e Policisë pas ngjarjes u bë me dije se 32-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe se përpara se të futej në shesh kishte aksidentuar edhe tre automjete të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN