Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Gjermani dhe është ekstraduar në vendin tonë.
Bëhet fjalë për shtetasin Andi Janko, 36 vjeç nga Korça dhe që është dënuar me 12 vite burg për mashtrim.
“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden Gjermani, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, u bë i mundur arrestimi në Gjermani i shtetasit Andi Janko, 36 vjeç, banues në Korçë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 01.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë”
Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.