MENU
klinika

“Çështja u bë politike vetëm pasi…”

Avokati i kontrollorëve: Arrestimi i tyre i paligjshëm! Çfarë kërkojnë?

09.04.2021 - 13:00

Avokati Rezart Kthupi ka deklaruar se arrestimi i tre kontrollorëve të trafikut ajror është i paligjshëm. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se çështja u bë politike vetëm pasi ndodhi.

Pas seancës gjyqësore, avokati u shpreh se do të kërkohet rrëzimin i akuzave pasi kanë qëllime të ndryshme nga respektimi i ligjit.

“Rikthimi i pagave që nga prilli i 2020 për uljen e tyre. Kemi kaluar në fazën e shqyrtimit gjyqësore. Ishte seanca përgatitore.

Nuk e dimë çfarë do kërkojë Prokuroria, kërkojmë rrëzimin e akuzave. Është një akuzë e ngritur për qëllime të ndryshme nga respektimi. Deduksionin e bëni ju.

Prokuroria çon për masë ndalimi tre kontrollorët që qenkan organizatorët, po ekzekutoret a duhet të ndiqen penalisht? Ekzekutorët janë kontrollorët që dhanë deklaratën e paaftësisë në punë. Kjo çështje u bë politike vetëm pasi ndodhi. Nuk ka asnjë ndikim politik paraprakisht.

Kur tu zgjidhin marrëdhënien e punës për këdo që do ti zgjidhet marrëdhënia e punës do të çojmë në gjykatë”, tha avokati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN