MENU
klinika

"U dënuan me burg puçistët e aeroportit"

Avokati i kontrollorëve ironi para gazetarëve: Sot është një ditë e mrekullueshme

10.04.2021 - 11:33

Avokati Rezart Kthupi në një komunikim për mediat ironizoi vendimin e drejtësisë duke theksoi se sot arritëm të provojmë që sistemi i drejtësisë është i drejtë dhe s u dënuan me burg puçistët e aeroportit.

‘Për ne sot është një ditë shumë e gëzuar, arritëm të provojmë se sistemi i drejtësisë shqiptare është eficent i drejtë dhe i papolitizuar. Sot dënuam më masën e sigurimit arrestuan me burg puçistët dhe pengmsrrësit e aeroportit të Rinasit, është një ditë e mrekullueshme.

Nuk është vepër penale, nuk ka shpërdorim detyre, 3 kontrollorë nuk mund të bllokojnë detyrën. Duhet të ishte në bllok e gjithë puna e kontrollorëve.  Nuk jam në gjendje t’iu kthej më tej përgjigje, nuk jam i stresuar, jam moralisht i dërmuar.”, u shpreh pas seancës avokati i kontrollorëve Rezart Kthupi.