MENU
klinika

“Si do të blej bukë dhe pak gjalpë?”

Banorët e këtij qyteti i frikësohen më shumë varfërisë se luftës në prag

30.04.2021 - 18:34

Ndërtesat e bllokut të apartamenteve në Novotoshkivs’ke, Ukrainë, po prishen, dritaret e xhamit u thyen dhe mbeturinat po derdhen në rrugë. Qyteti po shkatërrohet.

Lufta që shpërtheu në vitin 2014 në lindje të Ukrainës ka marrë më shumë se 13,000 jetë, por konikti nuk është arsyeja e vetme për gjendjen e Novotoshkivs’ke.

Sigurisht, lufta ka një efekt të madh këtu, por qyteti së pari vdiq kur u mbyll miniera lokale e qymyrit,” i tha Euronews, Oleksij Bobchenko, 34 vjeç, kreu i administratës shtetërore civile dhe ushtarake në Qarkun Hirs’ke. “Shumë qytete përreth do të pësojnë një fat të ngjashëm nëse nuk bëhet asgjë për të ndaluar mbylljen e minierave. Unë shqetësohem se çfarë do të ndodhë për vendasit. ”

Gjatë periudhës së tij të lulëzimit, Novotoshkivs’ke në rajonin e Donbas ishte një qytet me disa mijëra njerëz, por vetëm 300 mbeten, kryesisht të moshuar, dhe shumë varen nga rritja e perimeve në kopshtet e tyre për të mbijetuar. Ndërkohë, dyqanet lokale mbahen gjallë nga personeli ushtarak i vendosur në qytet.

Bobchenko, i cili është në krye të disa qyteteve përgjatë vijës së frontit, thotë se nëntë mortaja kanë rënë pranë shkollës lokale në Novotoshkivs’ke muajt e fundit. Numri i shkeljeve të armëpushimit i ka bërë të gjithë nervozë. Ndërsa tërheqja e fundit e trupave ruse ka lehtësuar frikën për shumë komentatorë dhe ekspertë, lufta është ende një pjesë e jetës së përditshme në Donbas.

Unë nuk fshihem më kur ata gjuajnë mbi ne,” thotë 45-vjeçarja Elena, e cila jeton në një qytet të vogël afër, ku pjesë janë nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia. Ashtu si Bobchenko, është mbyllja e minierës së qymyrit që shqetëson Elenën. “Gjithçka e ka marrë dreqi këtu. Lufta është e tmerrshme, por nëse mbyllet edhe miniera, do të jetë një katastrofë. Të gjithë punojnë atje. Ku do t’i marr paratë për një kothere bukë me gjalpë pastaj?

Situata nuk është unike. Shumë qytete përgjatë vijës së frontit në rajonin e Donbasit, janë ndërtuar rreth një miniere apo një fabrike të vetme.

Punëtorët ankohen se nuk kanë marrë pagat prej tre muajsh dhe duhet të blejnë produkte në dyqane borxh. “Shpresoj për diçka më të mirë nesër”- thotë Andre, 41 vjeç.

“Lufta shpërtheu shumë herë këtu, por pse të prishësh jetën e njerëzve duke mbyllur minierat”, tha Bobchenko.

“Armiku qëllon mbi ne dhe nga ana tjetër në Kiev, njerëzit po përpiqen të na godasin ekonomikisht”, shtoi ai.

Ka rreth 35 miniera qymyri në pronësi të shtetit në zonën e kontrolluar nga qeveria ukrainase dhe 19 janë në procesin e çmontimi. Prodhimi në shumë prej minierave ra në një nivel që nuk ishte parë që nga viti 1916.

Disa qytete janë braktisur si nga Kievi ashtu edhe nga bota e gjerë që nga fillimi i konfliktit. Andrey Buzarofm ekspert i grupit analitik KyivStratPro, thotë se qeveria ukrainase heziton të investojë në rajon sepse nuk janë të sigurt nëse lufta do të shpërthejë përsëri nesër. Për më tepër, korrupsioni në zonë ‘gëlltit’ fondet dhe mungesa e shoqërisë civile i bën më të vështira përmirësimet.